Lajme

Babai i tre fëmijëve, kush është shqiptari që mbeti i plagosur rëndë në Hamburg

Një ngjarje tragjike u shënua dy ditë më parë në Hamburg të Gjermanisë, ku u shemb një skelë dhe për pasojë humbën jetën 4 shqiptarë.

Fillimisht mediat gjermane raportuan se nuk bëhej fjalë për shqiptarë, por për shtetas Bullgarë, ndërsa më pas tha viktimat ishin me origjinë shqiptare, por me dokumenta bullgare.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur edhe Luan Cemenja, nipi i të cilit, Alfred Visha mbeti i plagosur rëndë nga ky incident. Cemenja tha se nipi i tij është babai i tre fëmijëve të mitur dhe se prej katër vitesh punonte në këtë kantier në të zezë.

Ai tha se pas shembjes së skelave, Vishajt i kanë rëndë disa materiale ndërtimi në trup. Personi i plagosur ndodhet i intubuar në një spital në Hamburg.

Kujtojmë që më herët janë identifikuar edhe 2 nga katër vitkimat e kësaj ngjarjes. Ka humbur jetën Alber Zorba 31 vjeç nga Elbasani, Astrit Xheka 35 vjeç nga Dibra si dhe dy të tjerë, një nga Mati e tjetri nga Kukësi.

Bazuar në gjetjet fillestare, shkak mund të jetë bërë skela që nuk ishte vendosur siç duhet dhe, sipas informacionit të BILD, rreth 80 blloqe betoni (secila me peshë rreth 20 kilogramë) ishin ruajtur në të për t’u instaluar më vonë. Dyshohet se materialet e ndërtimit ishin ruajtur atje në mënyrë jo të duhur.