Lajme

Babai i Triumf Rizës: Fatkeqësi që 19 vjet pas vrasjes së tij, rasti ende s’ka përfunduar

Në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës të policit Triumf Riza, babai i tij ka shprehur pakënaqësinë për mos-përfundimin e rastit gjyqësor, duke thënë se është fatkeqësi që edhe pas 19 vitesh drejtësia ende nuk ka marrë fund.

Ai ka kritikuar sistemin e drejtësisë, duke thënë se një pjesë e tij, që sipas tij duhet të jetë mbrojtëse e qytetarëve, ka shkelur rregullat e veta.

“S’ka ideal më të lartë sesa flijimi për shoqëri, për rend e qetësi dhe për shtet. Fatkeqësisht, një pjesë e gjyqësisë, që ata duhet me qenë mbrojtës, ata i kanë shkelë edhe rregullat e veta. Tash e 19 vjet hala nuk ka përfundu rasti i Triumfit. Është i fundit një i këtyre bandës së Sekiraqëve që ende po gjykohet dhe s’e ka marrë dënimin. Jo vetëm unë, por kërkush nga populli nuk janë të kënaqur me sistemin e kalbur të drejtësisë”, ka deklaruar ai./teve1.info/

 

Të Ngjashme