Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se nuk do ta njohë Kosovën sa të jetë gjallë
Përmes një postimi, Bahtiri ka kujtuar deklaratat e mëhershme të Vuçiqit për Ujmanin dhe veriun e Kosovës, duke thënë se synimet e tij për Kosovën përfundojnë te kufiri i saj.
“Veriu është Kosovë. Kosova është shtet”, ka shkruar Bahtiri.
Postimi i plotë:
Vuçiq paska thënë se nuk do ta njohë Kosovën kurrë, sa të jetë gjallë. S’ka nevojë, Vuçiq. Kosova nuk ka lindur për ta njohur ti.
Në vitin 2018 e quaje Ujmanin, pasuri të Serbisë. Dikur vije shpesh në vizitë. Sot, pse nuk vjen ta vizitosh? Pate thënë se më përpara jap dorëheqje, e nuk e jap Ujmanin, as Veriun. Pse nuk dhe dorëheqje?
Ti ëndërroje që Veriun e Kosovës ta bëje jug të Serbisë; por ne, bashkë me Albin Kurtin, ta bëmë të qartë se ëndrrat tua për Kosovën mbarojnë te kufiri i saj!
Vuçiq, vazhdo ëndërro. Tek e fundit më mirë është për ty të ëndërrosh sesa të zgjohesh në këtë realitet zhgënjyes për ty. Për këtë realitet, “fajet i ka Albin Kurti”. 😜
Veriu është Kosovë. Kosova është shtet. E tillë do të mbetët sa të jetë jeta!
