ShowBizzz

Bebe Rexha ngre zërin pas dhunës ndaj të rinjve në protestat kundër qeverisë: “Rinia është e ardhmja!”

Protestat mbarëkombëtare në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen edhe përtej kufijve, duke marrë reagime dhe mbështetje nga figura të njohura me origjinë shqiptare. Mes tyre është edhe këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, e cila ka komentuar në rrjetet sociale situatën e krijuar me të rinjtë në rrugët e Tiranës.

Artistja ka ndarë me miliona ndjekësit e saj pamje tronditëse, ku shfaqet dhuna e ushtruar nga forcat e policisë ndaj të rinjve dhe protestuesve gjatë ditëve të përplasjeve.

Të lidhura

None found

Krahas videove dhe imazheve të dhunshme, Bebe Rexha ka përcjellë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë në mbështetje të qëndresës qytetare: “Rinia është e ardhmja!”

Reagimi i këngëtares vjen në një periudhë kur kritikat dhe presioni ndërkombëtar ndaj veprimeve të forcave të rendit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut po shtohen në mënyrë alarmante.

Të Ngjashme