Lajme

Bajram Gecaj mbështet Degën e LDK-së në Rahovec: Vendim i qëlluar!

Në media u raportua se dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e partisë pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit, ndërsa ka konfirmuar se ka dhënë nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, për “Bota sot”, ka përshëndetur vendimin e marrë nga Dega e LDK-së në Rahovec, duke e cilësuar atë si një hap të drejtë.

“Vendim i qëlluar i Degës së Rahovecit!”, tha shkurt ai, duke shprehur mbështetjen e tij për vendimin e marrë nga dega lokale.

Deklarata e Gecajt vjen në një kohë kur zhvillimet brenda LDK-së po ndiqen me vëmendje, ndërsa ai është rreshtuar publikisht në mbështetje të vendimit të Degës së Rahovecit.

Vlen, të përmendet se Dega e LDK-së në Pejë, ajo në Lipjan si dhe Dega II e LDK-së në Prishtinë kanë dalë me kërkesa për dorëheqjen e Abdixhikut, duke e lidhur këtë kërkesë me rezultatin zgjedhor dhe përgjegjësinë politike brenda partisë.

Të Ngjashme