Hykmete Bajrami ka publikuar video nga gjendja te deponia në Sferrkë të Pejës, që mori flakë disa ditë më parë.
Ajo tha se vizitoi sot deponinë për të parë gjendjen e saj, që ishte fare e mirë.
“Ku është shteti? A e dini se mijëra banorë të kësaj anë që katër ditë s’guxojnë të dalin jashtë as t’i hapin dritaret nga tymi toksik i deponisë” shkroi ajo.
Bajrami bëri thirrje që zjarri në deponi të shuhet sa më parë dhe deponia të mbyllet.
Ky është postimi i plotë i saj:
Sonte në ora 21:21 minuta, erdha te vendi, te deponia të shoh masat që marrë ministria.
Gjendja në video.
Ku është shteti?
A e dini se mijëra banorë të kësaj anë që katër ditë s’guxojnë të dalin jashtë as t’i hapin dritaret nga tymi toksik i deponisë.
Të veprohet menjherë, s’ka kohë për arsyetime, të shuhet zjarri dhe të mbyllet deponia.
Stop kësaj katastrofe ekologjike!
