4
“Nga një yll që ngjitet gjithnjë e më lart. Nga hera në herë që ndodhet në studion e “Ftesë në 5”, vjen me rekorde të reja dhe sigurisht që është emocionuese. Është emocionuese për ne si spektator që shohim sukseset e tij, imagjino familjen dhe vetë atë, Andi”.
Kështu e prezantoi moderatorja e njohur, Bieta Sulo, të ftuarin e saj, Andi Ismaili, i cili për të pestin vit radhazi është shpallur kampion bote në kërcimin modern.
I riu u shpreh se secilin vit gara përforcohet shumë e më shumë. Sipas tij, gara ishte më e fortë pasi 80 për qind e konkurrenteve ishin vajza.
“Sidomos këtë vit që kisha 79 konkurrentë ku 80 për qind prej tyre ishin vajza. Baleti, vallëzimi njihet që ka dalë prej vajzave. Është 100 për qind më e vështirë.
Gjithmonë kam konkurruar te kategoria e djemve se kam pasur atë frikën që janë vajza dhe janë më elasktike. Kanë disa gjëra që ne si djem nuk mund t’i bëjmë”, tha fillimisht balerini i njohur, i cili shtoi se këtë vit donte të bënte diçka ndryshe.
Ndërkohë gjatë intervistës, moderatorja i përmendi këngëtaren Elvana Gjata, të cilën Andi e pëlqente shumë.
“Nga të gjithë artistët më pëlqen shumë zëri i saj dhe e gjej veten gjithmonë duke kërcyer te këngët e saj. E kam ëndërr ta takoj dhe pse jo të kërcej për të. E dëgjove Elvana?”, tha balerini.
Ndërkohë ajo që i habiti të gjithë ishte fjalia “po ne jemi të martuar, por ajo nuk e di”.
“Unë edhe Elvana jemi të martuar, por ajo nuk e di. Jo se bëj shaka. E adhuroj shumë dhe më ka inspiruar tepër. Të gjitha albumet ja di. Një këngë e saj më motivon që të bëj ndonjë koreografi apo performancë të re. E falënderoj shumë”, tha Andi.
ks