ShowBizzz

Balina Bodinaku zbulon nëse Arbana Osmani e ka ftuar në dasmë

Balina Bodinaku ka folur ditën e sotme për deklaratën e Arbana Osmanit në Post Big Brother Vip e cila tha se në edicionin e shkuar ka pasur edhe opinionistë që kanë qenë fansa të banorëve, duke iu referuar komenteve të saj ndaj Donaldit.

E ftuar në emisionin “N’kafe” në Radio Travel nga Isli Islami, Balina u shpreh e habitur për këtë përcaktim duke kujtuar vetë deklaratat e Arbanës e cila është shprehur më herët se opinionistët kanë mendimin e tyre.

“Çdo me thënë të jesh fanse kur në studio gjithmonë thuhej që opinionistët kanë një mendim të tyre dhe nuk janë gjyqtar”, është shprehur Balina. 

E pyetur nga Isli nëse Arbana e ka ftuar apo jo në dasmë, Balina u shpreh se nuk priste një ftesë por i uroj më të mirat, që çdo gjë të shkojë ashtu sikurse ajo ka ndërruar.

“Jo dhe nuk e prisja një ftesë sepse nuk kemi pasur atë marrëdhënie aq të ngushtë, por i uroj më të mirat. Uroj që dasma të shkojë ashtu si ajo e ka ëndërruar”, tha Balina.