Balina Bodinaku, ish opinionistja e “Big Brother VIP”, duket se është në kundërshtim me produksionin e këtij programi për vendimin e marrë ndaj Meri Shehut.
Kjo e fundit “gjuajti” me pëllëmbë Roza Latin gjatë një diskutimi, veprim që solli edhe ndëshkimin e saj, duke shkuar menjëherë në nominim për javën e ardhshme.
Kështu në një postim në InstaStory, Balina kërkon drejtësi për Merin, pasi sipas saj duhej ndëshkuar edhe Roza për gjuhën që ka përdorur.
“Prekja e Merit nuk ishte aspak më e dhunshme se gjuha e Rozës. Zarfi duhej të ishte për të dyja”, shkruan Balina.
lokimagazine