Lajme

Balla jep lajmin e mirë: Pagat për punonjësit e policisë do rriten me 30%

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se në buxhetin e 2024 do të ketë një rritje reale të pagës së punonjësve së Policisë së Shtetit duke filluar nga 1 Korriku i vitit të ardhshëm.

U ftuar në emisionin “Opinion” ai tha se rritja do të jetë me 30 për qind, teksa u zotua se do të rregullonin gabimet për mënyrën e rekrutimit të policisë.

“Në të shkuarën është bërë një gabim që do të ndreqet duke filluar nga viti i ardhshëm, është mënyra e rekrutimit të punonjësve të policisë.

Pra, u mbyll Akademia e Sigurisë dhe që të bëheshe punonjës police, duhet të shkoje të studioje Ekonomik ose Juridik dhe më pas, përmes ekselencës, po ta kishe mesataren… Është bërë keq sepse kur ti ke mbaruar shkollën e mesme, mund të shkoje të studioje dhe për punonjës police.

Para 10 vitesh u ndryshua dhe kur mbaron shkollën e mesme, nuk mund të shkosh në Akademinë e Sigurisë dhe kjo gjë do të riparohet duke filluar nga Shtatori i vitit të ardhshëm. Ne duhet t’i japim besim çdo djali dhe vajzë të re që kur të zgjedhë për Maturën Shtetërore, të zgjedhë dhe degën e punonjësve të Policisë së Shtetit sepse ne na duhet të rrisim numrin, por edhe të rrisim cilësinë dhe integritetin.

Në buxhetin e 2024, unë kam shumë besim që të kemi një rritje reale të pagës së punonjësve së Policisë së Shtetit duke filluar nga 1 Korriku i vitit të ardhshëm. Pra, në 1 Korrik të vitit 2024 unë shpresoj të shkojmë në një rritje tek 30 për qind e pagës së punonjësve të Policisë së Shtetit,” tha Balla.