Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ditën e sotme gjatë vizitës së tij në Romë ka zhvilluar takim me homologun e tij italian, Matteo Piantedosi.
Takimi ëshët zhvilluar pasi Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) do të ndjekë modelin e mirë-menaxhimit të pronave të konfiskuara me burim kriminal që po aplikon shteti italian.
Balla tha se në këtë takim është dakortësuar për forcimin e bashkëpunimi mes dy Policive dhe se brenda pak ditësh, do mblidhet në Tiranë grupi teknik për të detajuar te gjitha dakortësitë që janë arritur mes dy ministrive.
Marrëveshjet janë bërë në fushën e Krimit të Organizuar, ku së fundmi janë zhvilluar 14 operacione të përbashkëta,në fushën e qasjes së re për agjencinë së konfiskimeve te pasurive të krimit ku eksperienca italiane do të aplikohet edhe në Shqipëri.
Pas takimit Ministri Balla dhe homologu i tij italian kanë dhënë një deklaratë për mediat ku zbardhën disa nga pikat për të cilat biseduan.
“Pjesë e diskutimit ka qenë edhe qasja e re, sa i përket Agjencisë së trajtimit të pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara. Italia ka një eksperiencë të vyer sa i përket trajtimit të pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara, kryesisht pronave që kanë qenë dikur në pronësi të grupeve kriminale apo të mafies italiane. Në këtë aspekt kemi dakordësuar me ministrin Piantedosi që eksperiencën italiane të mund ta përdorim edhe në mënyrën sesi do t’i qasemi pronave që po sekuestrohen dhe konfiskohen nga grupet kriminale apo nga veprimtari të tjera korruptive”, – deklaroi për mediat pas takimit ministri Balla.
Ky takim vjen pas takimeve të mëparshme që Shqipëria ka pasur mes Policisë Shqiptare, Italiane dhe Britanike në përballjen me grupet kriminale.
Sipas Ballës teksa krimi nuk njeh kufi dhe policia duhet të kalojë kufijtë me bashkëpunim.
Balla tha se ka kërkuar nga ministri i Brendshëm italian, anëtarësimin të policisë rrugore shqiptare në Shoqatën e policive Rrugore Europiane për sfidat e sigurisë rrugore. Për këtë takim të pranishëm ishin edhe dy drejtorët e policisë së Vlorës dhe Durrësit. Kjo sipas Ballës pasi Shqipëria po pret një tjetër vit turistik.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo