Lajme

Balla takohet me fëmijët e policëve ukrainas në Durrës

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vizituar sot fëmijët e oficerëve të policisë së Ukrainës, të cilët kanë ardhur për pushime në Durrës.

Balla ka postuar në Facebook video nga takimi i tij me fëmijët ukrainas, ku shfaqet duke konsumuar mëngjesin me ta, ndërsa u sugjeron që gjatë këtyre ditëve të vizitojnë edhe muzeun Arkeologjik.

Fëmijët ukrainas e kanë pritur me gëzim vizitën me ministrit në Durrës, duke i dhuruar flamurin e Ukrainës, të firmosur nga ata.