Gjatë ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe në stadiumin “Air Albania” u hap një mesazh me shkrimin “Zoti është shqiptar”. Mesazh ky që solli reagime të shumta dhe që u komentua gjërësisht.
Në lidhje me këtë banderolë ka folur edhe tifozi Ballist Morina, i cili tha se qëllimi i asaj shprehje është keqkuptuar, teksa tha se ajo banderolë kishte për qëllim të pëcillte një mesazh përbashkues.
“Zoti është shqiptar është sinonim i shprehjes së Pashko Vasës “Oj Shqipëri e mjera Shqipëri”. Unë jam mysliman. Një pjesë e shoqërisë se klerikëve më kanë keqkuptuar. Shprehja është metaforike.
Nuk tregon realisht atë që shihet shabllon. Po jetojmë në një moment shumë të vështirë. Kjo ka qenë një mesazh përbashkues, komplet e kundërta nga çfarë jam akuzuar nga disa nga klerikët që më kanë akuzuar. Zoti është i të gjithëve”, tha Morina për “Ftesë në 5”, në Top Channel.