ShowBizzz

Banorët e Palermos kanë një kërkesë të veçantë për Dua Lipën

Dua Lipa dhe Callum Turner do të martohen në Itali këtë javë, me një festë tre-ditore në Siçili, pas një ceremonie civile në Londër të dielën.

Eventi tashmë po cilësohet si dasma e vitit dhe përgatitjet për mbërritjen e çiftit të famshëm dhe të ftuarve të tyre janë në kulmin e tyre, transmeton Indeksonline.

Dy sheshe qyteti në Palermo – Piazza Santa Anna dhe Piazza Croce dei Vespri – thuhet se do të mbyllen plotësisht për shkak të dasmës. Policia dhe siguria po përgatiten të ngrenë një “unazë çeliku” rreth shesheve nga e enjtja deri të shtunën. Është interesante se autoritetet lokale lëshuan një njoftim të paqartë duke pretenduar se po përgatitnin një “prodhim demonstrativ”, në vend që ta konfirmonin zyrtarisht dasmën.

“Gjithçka mbahet në sekretin më të madh. Sigurimi është privat, por edhe policia lokale është e përfshirë në organizim. Dyqanet që do të mbyllen janë gjithsesi zona për këmbësorë dhe autoritetet përdorën historinë e ‘demonstratës në shesh’ në Piazza Santa Anna dhe Piazza dei Vespri si justifikim për të ngritur barriera dhe për të parandaluar aksesin e këmbësorëve”, tha një burim për The Sun.

Festimi madhështor solli edhe udhëzime të rrepta për banorët e Palermos, disa prej të cilëve thuhet se duhej të nënshkruanin marrëveshje konfidencialiteti. Opinionet u ndanë për mbylljen e shesheve, me disa që pyesnin me shaka nëse Dua Lipa do t’u jepte atyre një koncert falas në plazh në këmbim.

Të Ngjashme