Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Ola, ka reaguar publikisht ndaj një situate të pazakontë që, sipas saj, po ndodh me profilin e saj në Instagram.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se persona të panjohur po blejnë pëlqime për fotografitë e saj, duke pretenduar se këto veprime po ndikojnë negativisht në llogarinë e saj.
Ola u është drejtuar drejtpërdrejt atyre që mund të jenë përgjegjës, duke u kërkuar të ndalojnë, edhe nëse qëllimi i tyre është ta mbështesin.
“Kushdo që më blen like nëpër poste, nëse je ‘suporter’ dhe mendon që më ndihmon, pls stop it!”, ka shkruar ajo.
Ish-konkurrentja ka theksuar se nuk ka nevojë për ndërhyrje të tilla për të rritur numrin e pëlqimeve, pasi preferon që ndërveprimet në profilin e saj të jenë të natyrshme.
“Kam mjaftueshëm njerëz që iu pëlqej, po edhe nëse s’do kisha asnjë, s’do i blija…”, ka shtuar Ola.
Nga reagimi i saj kuptohet se blerja e pëlqimeve po bëhet pa dëshirën dhe miratimin e saj.
Megjithatë, ajo nuk ka treguar se kush qëndron pas këtyre veprimeve dhe as nëse ka arritur të identifikojë personat përgjegjës.
Blerja e ndërveprimeve artificiale në Instagram mund të ndikojë në besueshmërinë e statistikave të një profili, veçanërisht për personazhet publikë që bashkëpunojnë me marka dhe biznese për promovime.
Për momentin, Ola është mjaftuar me këtë reagim publik, duke kërkuar që mbështetja e ndjekësve të jetë e sinqertë dhe jo përmes pëlqimeve të blera.

