
Personazhi i rrjeteve sociale, Xum Allushi, rrefeu ne Big Brother Vip Albania një histori personale të tij. Xumi nuk ngurroi te tregonte tradhtine e nje vajze të cilën e ka dashur shumë dhe si pasojë e kësaj ka kaluar një fazë depresioni.
“E ndjeja që 27 vjeç do ndodhte diçka e keqe në jetën time. Njoha një gocë dhe me atë u puqa si puzzle. Ishte tipi im version femër, kemi bërë shumë gjëra me të. Kam ndejt 6 muaj 24/7. Nga nuk shkonim gjithë kohës. 5 muaj, me atë u dashurova,” rrëfeu ai, ndërsa shtoi se ajo vajza kishte shumë gjëra të këqija por dashuria e kishte verbuar dhe nuk i shihte dot. “Ajo femër kishte 100 gjëra, 99 i kishte të këqija ajo femër. 1 gjë e kishte të mirë, unë ja dashuroja atë gjënë e mirë dhe ato 99 nuk ja shihja më ishim mbyllur sytë. Kjo është dashuria për mua.”
Aktori tregoi se e zbuloi tradhtinë e ish të dashurës nga telefoni i saj ku shprehet se “I kap telefonin një natë, çfarë nuk pashe.”
“Unë nuk jam tip që kontrolloj shumë, të jap lirinë tënde por jam qen që nuhas shumë. E nuhata gjënë, unë jam xheloz me shkak jo pa shkak. I kap telefonin një natë, çfarë nuk pashe. I thash ça është kjo, më meku fare. Ua tha mos jam në ëndërr, zuri me rënë prap në gjumë. Ia tregoj telefonin dhe ika. Ishte robi më i gabuar për mua, por më ka zhvilluar si karakter. Aty mora një zhgënjim shumë të madh, kapa një fazë depresioni në jetë nga kjo gjë” tha Xumi.
bal