ShowBizzz

Banori i “Big Brother” bën paralajmërimin e papritur: Do bëj denoncim kur të dal…

Gjatë spektaklit të kaluar, një klip i prezantuar ka trazuar gjendjen e shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Vip”.

Jetmiri dhe Liami kishin sajuar një skemë sipas së cilës, Liami madje pretendoi se Heidi e kishte provokuar disa herë me shikime dhe me buzëqeshje.

Lidhur me këtë situatë, Romeo ka reaguar ashpër dhe i ka quajtur ata maniakë.

Mbrëmjen e djeshme, teksa kanë qenë në oborr, Liami dhe Meritoni kanë biseduar rreth situatës së ndodhur një natë më parë.

Liami është shprehur se ndihet shumë keq që Romeo e ka quajtur atë maniak dhe ai ka shtuar gjithashtu se nëse del jashtë, do shkojë të bëjë direkt një denoncim në polici.

“Unë më tepër e kam për shkak të videos sepse unë nuk jam ashtu. Unë i kërkova publikut falje, por ke të bësh edhe me njerëz këtu brenda. E di ti cfarë do të thotë ti thuash tjetrit manjak? A e di, unë po të dal, unë bëj denoncim direkt. Bej denoncim direkt”, ka thënë Liami.