Lajme

Bardhi dhe Berisha takim me deputetët: Të fillojmë qëndresën!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me Sali Berishën dhe deputetet që e mbështesin atë.

Gjatë diskutimeve, Bardhi ka kërkuar që të gjithë të kenë të njëjtin qëndim para qeverisë dhe çdo përballje me ata. Ai ndër të tjera ka shprehur shqetësimin se maxhoranca, po i bllokon opozitës çdo hapësirë institucionale.

“Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarizmin”, tha Bardhi në mbledhje.

Ndërsa Berisha është shprehur se duhet të fillojnë qëndresën dhe mos bojkotojnë  seancat e Kuvendit.

“Duhet të fillojmë qëndresën tonë si parlamentarë. Ne nuk bojkotojmë. Kjo është në interesin e Ramës, por do të bëjmë gjithçka për të krijuar hapësirën tonë si parlamentarë”, tha Berisha në mbledhje.