Bardhi ka qenë i ftuar në “Fan Club” ku ka folur për situatat e fundit që kanë ndodhur pas daljes së tij nga BBV3.
Ai hodhi poshtë thashethemet e Anaidit, i cili disa ditë më parë u shpreh se e ëma gëzon shëndet të plotë dhe se ishte në një festë për ditën e 8 marsit.
Bardhi shprehet se nëna e tij nuk ka qenë në Gjermani dhe nuk ka qenë në asnjë koncert.
Sa i përket qëndrimit të nënës së tij në spital, Bardhi tregon se nëna e tij ka patur probleme me tensionin, ka shkuar në spital, por nuk e ka kaluar natën aty.
Ndërsa në lidhje me marrëdhënien e tij me menaxherin, Bardhi shprehet se nuk ka komunikuar me Jetmirin që një ditë pasi doli nga BBV3.
Ai shprehet se ende nuk e kanë sqaruar problemin me njëri-tjetrin dhe bëri me dije se ditën e sotme, do hapë një Instagram të ri, të cilën do e gjejmë tek Instagrami i Sarës.
“Nëna është mirë. Nuk ka qenë Gjermani, prej Gjermanisë ka ardhur 6 mars, në atë koncert nuk ka qenë fare. Në spital ka qenë por nuk ka fjetur aty, ka shkuar të vizitohet dhe është kthyer në shtëpi, nevoja për të patur të birin pranë është mëse normale.”
Përsa i përket “zhurmës” që u krijua pas daljes së tij, Bardhi shprehet:
“Nuk ishe për shëndetin e nënës, ishte për disa situata që Sara kishte parë. Keqmenaxhimi i situatës që kur unë isha brenda, ishte arsye e konflikt të Sarës me Jetmirin. Fshirja e fotove tona etj. Përsa i përket Jetmirit, nuk diskutuar që nga dita e nesërme që kam dalë nga shtëpia. Unë do e zgjidh këtë problem dhe do e bëjmë publike apo jo këtë gjë, është për t’u parë.”
I pyetur se përse nuk ka akses në Instagramin e tij, Bardhi ka thënë se:
Bardhi: Nuk i kemi zgjidhur dhe nuk kemi biseduar që kur kam dalë, sot do hapet Instagrami im i ri dhe do publikohet tek profili i Sarës. Foton e nënës e ka postuar Jetmiri, por ia ka dërguar motra ime. Mami ka pasur tre ditë të tjera pa qejf, por shyqyr zotit kaloi.
Enxhi: Cila është arsyeja e hatërmbetjes?
Bardhi: Është private dhe nuk dua ta komentoj.
lokimagazine