Lajme

Bardhi i përgjigjet Ramës: Frikacak, more 65 gardistë për të të mbrojtur

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së fundit të Ramës, i cili pretendon se kanë prekur fundin duke u përdorur nga Berisha.

Sipas Bardhit, kreu i qeverisë sot u duk si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive miliona euro që hetohen e gjykohen çdo ditë nga drejtësia.

Bardhi shton se Rama kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur teksa miratonte buxhetin që financon vetëm PPP korruptive.

“Edi Rama futi në politikë e parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që kishte nevojë për miratimin e një ligji për dekriminalizimin e politikës.

Sot si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive miliona euro që hetohen e gjykohen çdo ditë nga drejtësia, kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive dhe projektet që injektojnë më shumë para për tenderat që kontrollohen nga krimi i organizuar”, shkruan Bardhi.