Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike gjatë një takimi në qytetarët e Burrelit ka folur për PD e bashkuar.
Ai tha se partia ka kaluar një perudhë të vëshirë, por u shpreh i bindur se deri në zgjedhjet e ardhshme do të arrijnë edhe fitoren. Por ai nuk mohoi faktin se ky përpara i pret një vit me shumë punë dhe vështirësi.
“Nuk do duhet ta shpallin fitoren që sot, na pret një vit i vështirë përpara, një vit me punë. Ne duam t’ju kemi ju në krah ashtu sikurse ju siguroj në emër të PD që ne do na keni në krah edhe në emër të Sali Berishës.
Do të duhet ta shfrytëzojmë këtë ditë me kokën lart, sepse kemi çfarë ti themi qytetarëve. Të trokasin në cdo derë dhe të hyjmë në zemrën e çdo shqiptari.
Kush thotë që Rama nuk mundet e ka shumë gabim. Të gjithë ne bashkë dhe shumë më shumë jashtë kësaj salle që janë me zemër dhe mendje te ne do ja dalim që në 2025 të sjellim atë ndryshim që nuk e realizuam dot para 4 vitesh”, tha Bardhi.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo