Lajme

Basha i indinjuar: Rama bëri një lojë të ndyrë politike ndaj meje

Kryetari i PD Lulzim Basha, i pranishëm në kuvendin zgjedhor të degës 6 të PD në Tiranë, në Kombinat tha se kriza e vërtetë e shqiptarëve është ajo ekonomike dhe theksoi se qeveria e do vendin pa institucione dhe media të lira.

Teksa komentoi edhe çështjen e ish zyrtarit të FBI, Basha e konsideroi një lojë të ndryrë politike ndaj tij nga kryeministri Edi Rama.

Qeverisja aktuale është shndërruar pas asnjë diskutim në qeverisjen më të dështuar dhe që i ka hyrë në hak shqiptarëve në çdo aspekt. Në asnjë aspekt më shumë sesa në shkatërrimin e qindra, mijëra familjeve shqiptare, duke i detyruar të rinjtë shqiptarë të largohen si i vetmi opsion për një jetë më të mirë. Shqiptarët e dinë fare mirë se cilat janë arsyet kryesore të kësaj krize eksodi, e cila për nga parametrat, për nga shpejtësia e cila po e zbrazë Shqipërinë nga të rinjtë, nga të rejat, nga profesionistët, nga të arsimuarit, nga ata që Shqipëria ka më shumë nevojë për t’u ringritur. Arsyet janë të qarta, korrupsioni që ka arritur pikën më të lartë në këto 34 vite, mosfunksionimi i shtetit të së drejtës, pra mosbarazia para ligjit dhe moszbatimi i garancive ligjore për çdo qytetarë, por vetëm për të fortët të cilët marrin nga ligji atë që i takon çdo qytetari dhe nuk japin përgjegjësi para ligjit dhe e kam fjalën këtu për të gjithë të paprekshmit, për të gjithë të pandëshkuarit politik, ekonomik dhe kriminal.

Kjo është kriza për të cilën mungon debati politik sepse ato që duhet ta bëjnë e duan kështu Shqipërinë dhe shqiptarët, pa insittucione dhe media të lira.

Në cilin vend të botës mund të gjejmë raste si ai i cili konkludoi ditën e premte me dënimin me 2 vite e 4 muaj burg të ish shefit të kundërzbulimit të FBI-së për Neë Yourkun, sepse u korruptua nga Edi Rama vetëm e vetëm për të sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike dhe të opozitës, rvalin e tij për kryeministër, siç e kanë bërë të qartë rekordet hetimore dhe mediat e pavarura amerikane dhe për të përdorur paratë e taksapaguesve shqiptarë për një luftë të ndyrë politike. Mos të kemi asnjë dyshim, pavarësisht se sulmi ishte personal, po ishte ndaj Lulzim Bashës, sepse Lulzim Basha ishte kryetari i Partisë Demokratike dhe rivali për kryeministër. Dhe kjo i jep kësaj afere përmasa unike në radhë të parë për komunitetin e shteteve që pretendojmë se ndajmë të njëjtat vlera me ta, derisa jemi në të njëjtën aleancë, kemi nënshkruar detyrime dhe gëzojmë të njëjtat përfitime që është komuniteti euroatlantik, vendet e NATO-s, por dhe më gjerë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që i pari i qeverisë të kryej këtë gjë duke korruptuar një nga zyrtarët më të lartë të ligjzbatimit dhe të zbulimit të një vendi aleat, mik dhe partner strategjik”, tha ai.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo