Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka komentuar foton e cila u bë virale ku tregonte se si Kreu i PD, Lulzim Basha i ulur pas tij në sallën e Kuvendit shikon celularin.
Foto u shkrep në seancën e fundit parlamentar, e cila është e para që pas 5 muajsh u zhvillua pa tensione, kaos dhe zgjati për disa orë.
Mbi foton që qarkulloi kudo në media, Bardhi u shpreh se ai moment dukej si një cenim i privatësisë në mënyrë të panevojshme, por shtoi se në seancën e ardhshme do të lërë telefonin mbi tryezë në mënyrë që Basha “të mos lodhet duke zgjatur kokën”.
“E kam parë videon ku Basha më sheh, duhet të pyesin Bashën se çfarë po shihte me aq kuriozitet te telefoni im. Dukej si një cenim i privatësisë së një kolegu në mënyrë të panevojshme. Nëse Basha do të shohë telefonin tim ia jap sepse nuk kam gjë për të fshehur dhe ai e di mirë këtë. Nëse do vazhdojë të ulet aty do e lë telefonin aty që të lexojë dhe mos të lodhet duke zgjatur kokën.”
Gjithashtu Bardhi tha se reagimi i Bashës në seancën e të enjtes ishte një show i ponevojshëm.
“E konsideroj të panevojshme Show-n që bëri kolegu Basha gjatë ditës së enjte. Për dy vite nuk çoi përpara Reformën Zgjedhore, kur nuk kemi qenë fare pjesë e procesit dhe ai me Alibeajn ishin në komision. Ishte një teatër i panevojshëm në mendimin tim.” – ka thënë Bardhi.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo