Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur fjalën në Kuvend, ku nuk ka kursyer ironinë ndaj grupit të Rithemelimit, të cilët pas 5 muajsh po bëjnë paqe në Kuvend.
Basha gjatë fjalës së tij i bëri thirrje PS-së dhe Rithemelimit të mos përsërisin skenarin e marrëveshjes së 2008-ës. Ndër të tjera ai tha se sfida më e madhe, një vit para zgjedhjeve është kodi zgjedhor.
“A ishit ju këto 6 muaj, apo ishin të tjerë. Rëndësi ka që u kthye normaliteti në Kuvend, por çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur deri këtu. Jo këta këtu (u referohet politikanëve), por shqiptarët. Çmimi është i paimagjinueshëm. 7 mld euro do dalin nga xhepat e shqiptarëve po sesi do shpenzohen këta para, e pse nuk do marrin pensionistët, fermerët e biznesmenë, nuk dihet.
Ligji për komisionet u ndryshua duke vendosur një precedent të papranueshëm duke çuar deri në zerim efektivitetin për transparencë. Pas një viti vendi do të jetë në fushatë zgjedhore. Kodi Zgjedhor është sakrifica më e madhe dhe flijimi më i madh në emër të 6 muajve denormalizim. Hiqni dorë nga axhendat e ngushta partia ke dhe personale dhe jepini deri në fund të muajit shqiptarët një Komision Zgjedhor normal. Mos përsërisni skandalin e 2008”, tha ai.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo