Lajme

Basha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, takon kryetarin e Kuvendit në Ukrainë

Kryetari i Parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk dhe kreu i PD, Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha po merr pjesë në diskutimet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës ku dhe ka takuar kryetarin e Parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk.

Vetë Basha, ka zbardhur një pjesë të diskutimeve që janë zhvilluar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku tema kryesore ishte nevoja për të shtuar ndihmat në Ukrainë.

TS Poll - Loading poll ...

Diskutuam situatën atje dhe nevojën për të shtuar përpjekjen në ndihmë të Ukrainës. Fitorja e Ukrainës jo vetëm që do të fuqizojë kauzën e demokracisë, por gjithashtu do të rrisë sigurinë evropiane.

Me shprehu mirënjohjen e vendit të tij për rezolutën e paraqitur prej meje.

Jam i lumtur që m’u dha mundësia që edhe Shqipëria të japë një kontribut të rëndësishëm për krijimin e mekanizmit përmes të cilit Rusia sot dhe çdo agresor i mundshëm në të ardhmen, të mbahet përgjegjës edhe financiarisht për krimet dhe dëmet e shkaktuara.

Uroj që ky kontribut edhe në emër të Shqipërisë të vendosë standardet për të sotmen dhe të ardhmen, duke i shërbyer paqes dhe sigurisë në botë.”