Lajme

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy vajza nga Kosova

Dy vajza nga Topanica e Kamenicës kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, që ndodhi në autostradën A5 pranë Appeweierit, të dielën.

Mediat kosovare kanë raportuar se bëhet fjalë për E.Z. 24-vjeçare dhe A.Z 18-vjeçare, nga fshati Topanicë.

Lidhur me rastin kanë shkruar edhe mediat gjermane. Raportohet se një person i përfshirë në aksident ka pësuar lëndime të rënda.

See also  Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit 28 janar 2026Sipas raportimeve të para, shkaku i aksidentit ka qenë një manovër e gabuar për ndryshimin e korsisë, ku dy automjete me shpejtësi të lartë u përplasën me njëra-tjetrën, duke shkaktuar aksidentin përplasjen fatale.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, pasagjerët e katër automjeteve nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa dy vajzat që udhëtonin së bashku në një makinë humbën jetën në vendngjarje.

See also  Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Edi Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terr*riste!Autostrada A5, në afërsi të daljes së Appenweierit në drejtim të Karlsruhe-s, mbeti e mbyllur plotësisht deri rreth orës 20:00 sipas orës lokale.

Policia rrugore e Baden-Badenit ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit, ndërkohë, dëmi material i shkaktuar nga aksidenti vlerësohet të jetë mbi 100 mijë euro

Të Ngjashme