Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka thënë se nënshrkimi i kontratës për realizimin e autostradës Shkup – Bllacë është lajm i mirë.
Ai ka vlerësuar se projekti ka rëndësi të veçantë për lidhjen infrastrukturore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Ky segment përbën vazhdimin e korridorit të rëndësishëm rajonal dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt kompletimit të njërit prej akseve më strategjike të transportit në rajon. Realizimi i këtij investimi do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të mallrave, do të forcojë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillim, investime dhe integrim rajonal”, ka shkruar Basha në Facebook.
