Lajme

Haradinaj nderon Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Gëzuar ditëlindjen hero

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti.

Pajaziti u lind më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, derisa ra heroikisht në Pestovë të Vushtrrisë më 31 janar 1997.

Në nder të kësaj dite, ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj bëri homazhe tek shtatorja e komandantit për të nderuar veprimtarinë e tij kombëtare.

Haradinaj, njëkohësisht ish-komandant i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, uroi komandantin Zahir Pajaziti dhe tha se “një hero si ky na nderon”.

“Komandant Zahir Pajaziti, është brezi i parë i UÇK-së, themelues i UÇK-së, njëkohësisht komandant i shquar. Sot jemi në ditëlindjen e tij, një hero si Zahiri me plot kuptimin e fjalës na nderon e gëzuar ditëlindjen heroi ynë”, tha Haradinaj.

Ndërsa për pjesën e rishqyrtimit të Ligjit për Speciale, ai nuk dha përgjigje.

Haradinaj nuk komenton rishqyrtimin e Ligjit për Specialen: Sot vetëm gëzuar ditëlindja e komandantit

“Nuk i’u kisha përgjigjur këtyre temave, me leje, prapë kurdo që takohemi me kënaqësi. Sot veq gëzuar ditëlindja e komandantit dhe shihemi prapë”, tha Haradinaj.

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, ish-presidenti Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.

Me rastin e shënimit të ditëlindjes së heroit Zhair Pajaziti, sot Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta organizojnë ceremoni përkujtimore në Kompleksin Memorial në Orllan. Po ashtu, Ramush Haradinaj do të nderojë figurën e heroit Zahir Pajaziti, pranë shtatores së tij në Prishtinë.

Të Ngjashme