Lajme

Basha shkon në Koplik, viziton familjen e persekutuar nga regjimi komunist

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar këtë të dielë në Koplik familjen e Rexhep Currit, të cilët kanë vuajtur nga presekutimi i efeër i diktaturës komuniste.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se gjatë këtij takimi shprehur vendosmërinë e tij dhe të Partisë Demokratiek për të hedhur të gjitha hapat e duhura për të shlyer shlyer borxhin moral dhe material që shteti dhe shoqëria ka ndaj të përndjekurve politikë

“Kënaqësit të vizitoja familjen e Rexhep Currit, në Koplik. Një familje që ka vuajtur nga persekutimi i regjimit komunist dhe kontributorë të Partisë Demokratike, që në orët e para të krijimit të saj.

Bashkëbiseduam për problemet dhe harresën me të cilën kjo shtresë e shoqërisë është përballur ndër vite, megjithëse sakrificat e tyre dhe familjarëve të tyre kanë merituar dhe meritojnë mirënjohjen dhe nderimin më të lartë nga të gjithë ne. Bashkë me pendesën dhe ndjesën e thellë të Partisë Demokratike për vonesën me të cilën jemi ballafaqur me çështjet themelore si të përndjekurit dhe prona, shpreha vendosmërinë tonë për të hedhur të gjithë hapat e duhur për të shlyer borxhin moral dhe material që shteti dhe shoqëria ka ndaj të përndjekurve politikë, pasardhësve dhe familjarëve të tyre, në nderimin të sakrificës në shërbim të lirisë dhe Atdheut”, shkruan Basha.