Lajme

Basha: Unë kam peshë elektorale! Rama e mund Berishën sa herë të dojë, por me mua e ka problem

Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pa çka se ka humbur disa herë zgjedhjet përballë Edi Ramës, me bindje të plotë ka deklaruar se kryeministri e ndjen peshën e tij elektorale.

I ftuar në “Open”, Basha tha se Rama e mund Sali Berishën sa herë t’i dojë qejfi, ndërsa me të e ka problem.

TS Poll - Loading poll ...

 “Ramën nuk e kam lënë të vijë në pushtet në 2009-ën. Ai e di që Berishën e mund sa herë t’i dojë qejfi. Prandaj pasi e mund e ngre, i fut serumin dhe e mban në këmbë. Problemin Rama e ka me Lulzim Bashën, pikë. Ai e ndjen peshën time elektorale. Unë nuk jam i ngjitur pas karriges, e bëj sepse besoj se mund të ndryshojë Shqipëria.

Nuk e kam lidhur ekzistencën time fizike, financiare me politikën. Unë jam i vetmi që u dal jashtë hesapit. Berisha ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta, por nuk ka më cfarë t’i japë PD-së. Vetëm mund ta pengojë”, u shpreh ai.