Lajme

“Edi Rama, nuk e bën dot pis Dritan Goxhajn”, ish-komandanti i Flotës Detare i del në mbrojtje ish-luftëtarit të UÇK-së: Ai ka luftuar për Kosovën

Ish-komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt, i cili u “sulmua” këtë të hënë nga kryeministri Edi Rama, pasi ky i fundit e etiketoi publikisht si zëdhënës të interesave të Iranit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meçollari hodhi poshtë akuzat e Ramës ndaj Goxhajt, duke theksuar se ai ka luftuar me armë për Kosovën së bashku me të atin, ndërsa kryeministrin e akuzoi për nisma që sipas tij kanë qenë në dëm të Kosovës.

“Edi Rama. Nuk e bën dot pis Dritan Goxhaj. Ka luftuar me armë për Kosoven, bashkë me babain e tij. Kurse ti ke bërë Ballkanin e Hapur dhe nje draft për Asociacioionin e Komunave me shumicë serbe. Të dyja kundër Kosovës. Keto jane te provuara”, shkruan Meçollari, duke theksuar se nuk ndan të njëjtat qëndrime me Goxhajn për luftën në Iran, por argumenton se deklaratat e tij nuk janë politike, por analiza me karakter ushtarak.

See also  “Kam prova video”/ Kush e drejtoi protestën drejt Rinasit! Dalin detajet e paraReagimi i plotë i Meçollarit:

Edi Rama. Nuk e bën dot pis Dritan Goxhaj. Ka luftuar me armë për Kosoven, bashkë me babain e tij. Kurse ti ke bërë Ballkanin e Hapur dhe nje draft për Asociacioionin e Komunave me shumicë serbe. Të dyja kundër Kosovës. Keto jane te provuara. Nuk po flas për ndryshimin e kufijeve të Kosovës. Unë nuk bie dakord me Dritanin për luftën në Iran, por këto nuk janë qëndrime politike, por analiza të karakterit ushtarak. Po manipulon analizat ushtarake të Dritan Goxhajt për ta bërë pis atë dhe për ti shpëtuar dotëheqjes. Dorëheqja jote është e panegociueshme.

See also  Gjykata merr të pandehur Rezart Veleshnjan! Si ra Ylli Troplini “pre”e mashtrimeve të aktorit, 3 shokët e paralajmëruan të mos i besonte, DËSHMITË zbardhin ngjarjen

Të Ngjashme