Lajme

Basha uron besimtarët: Zoti e bëftë dritë për zemrat dhe shtëpitë e shqiptarëve

Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Pas kryeministrit Edi Rama, kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës ka ardhur dhe urimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në “ Facebook”, Basha ka uruar gjithë besimtarët bektashinjtë në ditën e Sulltan Nevruzit.

Nga zemra i uroj të gjithë besimtarët bektashinj Gëzuar Sulltan Novruzin. Zoti e bëftë dritë për zemrat dhe shtëpitë e shqiptarëve dhe mbarë kombin!”, shkruan Rama.

TS Poll - Loading poll ...

Kjo festë është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Për besimtarët bektashinj, Sulltan Nevruzi është një ditë e ringjalljes dhe shpresës, e cila simbolizon nisjen e stinës së pranverës.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo