Bardhi, ka surprizuar dy miqtë e tij brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Ai ka nisur një dron, me një mesazh për Meritonin dhe Romeon, që së fundmi rregulluan miqësinë e tyre.
‘Bashkë’- shkruhej në dron bashkangjitur me foton e Meritonit dhe të Romeos.
Dy banorët e ‘BBV’ në ato momente ndodheshin në oborr dhe mundën që ta shihnin dronin, duke u lumturuar.
Por Bardhi nuk ka qenë i vetmi që ka dërguar dron në shtëpi, pasi edhe Rike Roci ka dërguar një dron për mikeshën e saj, Rozën.
“Me ty deri në fund” – shkruhej në dronin për Rozën nga Rikja.
lokimagazine