LifeStyle

Bashkë deri në momentin e fundit, pesë anëtarët e një familjeje izraelite gjenden të vdekur të përqafuar me njëri-tjetrin

Nuk kanë fund historitë rrëqethëse të sulmit të paprecedentë nga terroristët e Hamasit në Izrael, si ajo e një familjeje prej pesë anëtarësh të gjetur të vdekur brenda në shtëpi. Aviv Kutz, 54 vjeç, u gjet bashkë me gruan e tij 49-vjeçare Livnat, vajzën Rotem, 19 vjeç dhe djemtë Yonatan, 17 vjeç dhe Yiftach, 17 vjeç, në një shtrat të përqafuar, brenda shtëpisë së tyre në Kfar Azza më 7 tetor, ditën kur terroristët e Hamasit pushtuan Izraelin, raportohet në shtypin vendas.

“Ditën që ata u vranë, ne do t’i vizitonim,” tha halla e fëmijëve, Adi Levy Salama. Kjo familje ishte kthyer vetëm së fundmi në Izrael, pasi jetonte prej vitesh në Boston të SHBA-ve.

Livnat ishte një raphic designer që lindi gjatë Luftës së Yom Kipurit, konflikti i vitit 1973 që është krahasuar me krizën e sotme, për dështimin e shërbimeve të inteligjencës izraelite. Burri i saj ishte drejtor i asociuar në një kompani.Rotem ishte një ushtare e IDF-së duke trajnuar rekrutët e rinj, ndërsa Yonatan dhe Yiftach ndoqën shkollën e Kfar Hayarok në Ramat Hasharon afër Tel Avivit dhe luanin basketboll në programin e të rinjve të Hapoel-it.

“Ata ishin të gjithë fëmijë të mrekullueshëm me zemër të madhe. Ata kishin gjithë jetën përpara”, tha e shkatërruar halla e tyre.