Lorenc Hysi, shqiptari i cili u arrestua me 15 tetor të vitit të kaluar në San Rafael de Velasc është dënuar me 6 muaj burg nga gjykata e Bolivisë.
Shqiptari u arrestua në San Rafael de Velasc gjatë një operacioni blic nga autoritetet e Bolivisë me qëllim goditjen e një grupi kriminal të trafikut të kokainës.
Shqiptari i dënuar është Lorenc Hysi, ndaj të cilit prokurori Victor Hugo Cervantes ngriti akuzat e “vrasje e mbetur në tentativë”, “organizatë kriminale”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Bashkë me Hysin në bankën e të akuzuarve përfunduan edhe Ëálter Rivero Lola, Leonardo Barsad da Rocha, Álvaro Roca Casupa, Joao Batista da Silva Carneiro dhe Jacop Dick Peter, shtetas shqiptarë, bolivianë dhe brazilianë.
Gjatë operacionit pati shkëmbim zjarri mes këtyre personave dhe forcave speciale, të cilat kishin shkuar në këtë zonë pas vrasjes së dy personave.
Ndërkohë baroni brazilian i drogës, i kapur bashkë më ta, Lourival Máximo da Fonseca, i akuzuar si trafikant ndërkombëtar droge prej viteve ‘90, u ekstradua në Brazil.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo