ShowBizzz

Bashkëshorti i Hueyda El Saied gjen sërish dashurinë, pamjet virale (Foto)

Thierry Grosjean, bashkëshorti i balerinës së ndjerë shqiptare Hueyda El Saied, duket se ka gjetur sërish dashurinë.

Thierry ka publikuar në rrjetet sociale fotografi me partneren e tij të re, teksa në udhëtimet dhe momentet e tyre familjare shfaqet shpesh edhe Gabrieli, djali i Hueydës.

Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të Hueyda El Saied në nëntor të vitit 2021 tronditi botën e ekranit shqiptar. Balerina u nda nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë, duke lënë pas bashkëshortin dhe djalin e saj të vogël.

Një vit para ndarjes nga jeta, Hueyda kishte bërë të ditur se ishte martuar me partnerin e saj prej vitesh, Thierry Grosjean, në një ceremoni private.

Çifti jetonte prej vitesh në Luksemburg, së bashku me djalin e Hueydës, Gabrielin.

Sot, Thierry duket se po vijon jetën e tij krah partneres së re, ndërsa Gabrieli vazhdon të jetë pjesë e momenteve të tyre familjare

Të Ngjashme