Gjykata Themelore në Gjilan – Dega Viti, ka aprovuar sot kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke caktuar masën nga një muaj paraburgim për pesë të pandehurit me inicialet B. T., L. H., Sh. R. dhe L. C., për armëmbajtje pa leje.
Sipas prokurorisë, më 4 nëntor 2026, rreth orës 22:50, në rrugën ‘’Ibrahim Rugova’’ në Gjilan, të pandehurit me dashje dhe vetëdije kanë mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim tri armë pistoleta.
Tek i pandehuri B. T. është gjetur një armë e llojit pistoletë e prodhimit zviceran, me një karikator me dhjetë fishekë, ndërsa tek i pandehuri L. H., është gjetur një armë e llojit pistoletë TT M59, me një karikator me tetë fishekë.
Po ashtu, tek i pandehuri i tretë Sh. R., është gjetur një armë pistoletë SIG SAUER P938 INC NEWINGTON-NN-USA, ndërsa te L. C. është gjetur një armë e ftohtë (thikë).
Armët janë sekuestruar nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Gjilan.
Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
