Lajme

Bashkia e Tiranës tender 240 milionë lekë për radiomarrëse për Policinë Bashkiake

Policia Bashkiake e Tiranës do ketë brenda dy muajve të ardhshme sistem dhe pajisje të reja komunikimi në distancë, (radio dhënësemarrëse) si dhe një sistem të qendërzuar për të mundësuar funksionimin e menaxhimin e tyre në distancë.

Tenderi me Autoritetet Kontraktor Bashkinë e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj, do të paguajë më shumë se 240 milionë lekë për radio dhënësemarrëse për komunikim në distancë, shkruan newsbomb.al.

Kompania “AES communication Shpk” me zotërues Jani Angjelin është futur e vetme në këtë garë dhe normalisht që është shpallur dhe fituese. Ligji shqiptar i lejon këto procedura prokurimi, por ato ngrenë dyshime për parapërgatitje të kritereve në favor të kompanisë fituese.

Te dhenat e Open Data Albania per tenderin e Bashkise Tirane
Te dhenat e Open Data Albania per tenderin e Bashkise Tirane

Data e destinuar e fillimit është data e nënshkrimit të kontratës dhe periudha e zbatimit të kontratës do të jetë dy muaj furnizim dhe instalim sistemi software e hardware dhe 24 muaj mirëmbajtje. Vendndodhja ku sistemi do të instalohet është përcaktuar në Infrastrukturën e Bashkisë Tiranë.

Siç deklarohet në dokumentet e tenderit, 240 milionë lekë (pa llogaritur TVSH) do të shpenzohen për të blerë një sistem të qendërzuar, 300 radio dhënësemarrëse, dy ditë trajnim të policëve dhe 24 muaj mirëmbajtje furnizuesi.

Kompania “AES communication Shpk” me zotërues Jani Angjelin është fituese e disa kontratave të ngjashme të prokurimit edhe më herët, të cilat kalojnë në vlerën e 1 miliardë lekëve, shkruan newsbomb.al.

Disa nga kontratat e prokurimit qe ka fituar AES Communication” Shpk
Disa nga kontratat e prokurimit qe ka fituar AES Communication” Shpk, nga Open Data Albania

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo