Lajme

Bashkim Ramosaj rizgjidhet në krye të AAK-së në Deçan

Bashkim Ramosaj është rizgjedhur kryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan edhe për një mandat katërvjeçar.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se rizgjedhja e Ramosajt u bë në një atmosferë unifikuese dhe me mobilizim të madh gjatë Kuvendit Zgjedhor të Degës.

Sipas Haradinajt, mbështetja për Ramosajn është dëshmi e punës së tij si udhëheqës komunal dhe e zhvillimeve që, sipas tij, ka përjetuar Deçani gjatë qeverisjes së Aleancës.

Ai shtoi se pas përfundimit të procesit të brendshëm zgjedhor, AAK-ja synon të hyjë më e organizuar në garën politike për zgjedhjet e 7 qershorit.

“Në Aleancë do të jemi edhe më të mobilizuar për sfidat politike dhe fitoret e reja për Kosovën”, ka deklaruar Haradinaj.

Të Ngjashme