Analisti dhe botuesi Baton Haxhiu, ka braktisur mbrëmjen e sotme studion e emisionin “Opinion”, për shkak të një debati të zhurmshëm që ka nisur mes panelistëve të ftuar, teksa flitej për rastin e kryebashkiakut të arrestuar të Himarës.
E kemi parë shpesh duke dhënë opinione dhe duke debatuar me të ftuarit e tjerë, por këtë herë Baton Haxhiu nuk qëndroi deri në fund të emisionin dhe u largua nga studio gjatë transmetimit direkt.
Kjo habiti drejtuesin Blendi Fevziu që e pyeti pse po ikte, ndërsa analisti u përgjigj shkurt duke thënë se arsyeja ishte zhurma. Tonet mes të ftuarve ishin vazhdimisht shumë të larta dhe pavarësisht thirrjeve të moderatorit, ato vazhduan deri në fund të emisionit.
Blendi Fevziu: Na iku Batoni, ku po ikën Baton?
Baton Haxhiu: Kot, zhurmë.
Blendi Fevziu: Baton do kesh ndonjë punë se nuk ka mundësi?
Baton Haxhiu: Jo, jo këtu më ke, po të pres.
Blendi Fevziu: Baton mos ik.
© Të drejtat e pamjeve nga youtube.com/@televizioniKLAN
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo