Lajme

Baza e parë e NATO në Ballkanin Perëndimor, ambasada e SHBA i bën jehonë ceremonisë së Kuçovës

Baza e parë e NATOS në Ballkanin Perëndimor. Kështu e ka përcaktuar ambasada amerikane në një status në TwTiter hapjen e bazës së Kuçovës ditën e sotme, duke e evidentuar këtë fakt në mënyrë të veçantë.

“Urime Shqipërisë për inaugurimin e bazës së parë ajrore në Ballkanin Perëndimor. Ky moment historik ilustron përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO për të mbrojtur paqen, lirinë dhe demokracinë duke iu kundërvënë kërcënimeve përmes parandalimit dhe mbrojtjes”, shkruan ambasada amerikane.

I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë David Wisner përshëndeti këtë ceremoni në krah të personaliteteve shqiptare që morën pjesë në të.Wisner përshëndeti angazhimin e Shqipërisë në modernizimin e ushtrisë dhe angazhimet e saj si një mbrojtëse të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. “Si aleatë të NATO, ne qëndrojmë të bashkuar dhe të fortë” tha Wisner.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo