Producentja Sara Hoxha, ka treguar detaje ekskluzive nga spektakli “Big Brother Albania VIP 3” që do të fillojë më 13 janar.
Sara tregoi se numri i personazheve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri do të jetë dyfishi i edicionit të kaluar.
“Ndonjë detaj, për të mos zbuluar shumë. Këtë vit do jenë dyfishi i personazheve që janë futur në shtëpinë e Big Brother VIP vjet.
Shtëpia është komplet e re. Topi ka bërë një investim kolosal në të gjitha elementet, kamerat, teknologjia, gjithçka. Këtë vit janë personazhe shumë të mirë”, tha Sara Hoxha.