ShowBizzz

BBV i tregon komentin e rëndë të ish-burrit ndaj saj, ja si reagoi Ledjona

Në ditët e para të “Big brother vip “, Ledjona hapi zemrën me Romeon dhe i tregoi rreth martesës së saj me ish partnerin, marrëdhenien që ka me të dhe vajzën e tyre.

Ajo u shpreh se e bija ka marrëdhënie shumë të mira me të atin dhe se takohen rreth dy herë në javë me njëri tjetrin për shkak të largësisë.

Mirëpo, ish partneri i Ledjonës i mohoi publikisht këto fjalë të saj me anë të një komenti, ku shprehej se nuk ka komunikim fare me vajzën.

Kjo akuzë i është treguar sot Lejdonës gjatë spektaklit live, ndërsa ajo i ka mohuar të gjitha fjalët e ish bashkëshortit tek shtoi se mund të vërtetohen lehtësisht që vajza takohet me të atin dhe këtë mund ta vërtetojë vetë vajza por edhe prindërit e tij.



lokimagazine