Lajme

BE garanton se do të vazhdojë investimet në Prishtinë, në fokus edhe Lojërat Mesdhetare 2030

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, bëri të ditur, të hënën, pas një takimi me kryetari ne Prishtinës, Përparim Rama se BE do të vazhdojë mbështetjen për kryeqytetin e Kosovës

“Mbështetja e BE-së për zhvillimin e Prishtinës ishte në qendër të takimit tim të parë me kryetarin Përparim Rama”, shkroi ai në platformën X, duke potencuar, siç ka thënë, rëndësinë e demokracisë në nivelin lokal.

Ai tha se BE-ja do të vazhdojë investimet në infrastrukturën publike, lëvizshmëri, efikasitet energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit.

Sipas Schuebelit, këto investime do të lidhen edhe me përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, të cilat do të organizohen nga Kosova, pas katër vjetëve.

Të Ngjashme