Lajme

Bebe Rexha fejon vëllain, si një shqiptare e vërtetë i heq “llastikun tufës” me dollarë (VIDEO)

Gëzim ka sot në familjen e këngëtares shqiptare, Bebe Rexha. Ajo ka fejuar vëllain e saj dhe sigurisht ashtu si dhe tradita e do, pa këngë shqiptare dhe para që “fluturojnë” në ajër s’ka sebep.

Në një video të publikaur së fundmi në “TikTok”, teksa i vëllai dhe kunata po kërcejnë, Bebe si një shqiptare e vërtetë shihet duke i hedhur tufën me dollarë.  Përveç këtij fakti, ajo çfarë ka arritur të na “vjedhë” vëmendjen është edhe paraqitje e këngëtares.

E veshur me një fustan të zi, të ngushtë dhe te pjesa para me gurë, Bebe ka shkëlqyer si asnjëherë më parë.

Epo, derisa pamje të tjera të publikohen s’na mbetet gjë tjetër veçse të shijojmë këtë video dhe t’i urojmë çiftit jetë të lumtur dhe Bebes “Të të trashëgohet vëllai!”