Një incident i pakëndshëm ka ndodhur në koncertin që ylli shqiptar Bebe Rexha që po mbante në Las Vegas. Bebe u detyrua të largohej nga skena mbrëmjen e kaluar pasi nuk u ndie e kënaqur me performancën e saj që u ndikua nga problemet teknike.
Këngëtarja dhe kantautorja u ngjit në skenë në “Sports Illustrated The Party” të prezantuar nga Captain Morgan të shtunën në mbrëmje, dhe duket se mikrofoni i saj nuk po punonte mirë.
Bebe Rexha tha: “Pritni pak, pritni pak. Ju dua, por duhet të zgjidhni sistemin e mikrofonit…”, para se të shtonte se dëshironte të jepte një “shfaqje të mirë”.
Qartazi, 34-vjeçarja nuk mendonte se kjo ishte e mundur, pasi ajo vendosi të ecte jashtë skenës, duke i dhënë fund kështu gjithë performancës.
Nuk është e qartë saktësisht sa kohë ka performuar, por dihet që ajo ka kënduar të paktën disa këngë, pasi ka shumë fotografi dhe video që qarkullojnë të saj në skenë.
TMZ bisedoi me të në tapetin e kuq përpara ndërprerjes së koncertit, dhe ajo nuk dukej krejtësisht e gatshme për të performuar.
/TeVe