ShowBizzz

Bebe Rexha marton vëllain, këngëtarja vallëzon nën ritmet e muzikës popullore shqiptare

Bebe Rexha ka festuar martesën e vëllait të saj, duke i dhënë edhe më shumë gjallëri atmosferës së dasmës me një valle nën ritmet e muzikës popullore shqiptare.

Këngëtarja shqiptare është shfaqur duke kërcyer së bashku me disa vajza të tjera, teksa festonte krah të ftuarve dhe shijonte atmosferën festive të krijuar gjatë mbrëmjes.

Bebe duket se është përfshirë plotësisht në festë, duke iu bashkuar valles dhe duke kërcyer nën tingujt e muzikës tradicionale shqiptare.

Për këtë ditë të veçantë, Bebe kishte zgjedhur një fustan të kaltër të hapur, i cili i jepte një pamje elegante dhe festive.

Flokët e shkurtër i kishte lënë të lirë dhe të drejtë, duke e kompletuar paraqitjen me një stil të thjeshtë.

Në momentet e publikuara nga dasma, këngëtarja shihet duke kërcyer me vajzat e tjera dhe duke shijuar atmosferën tradicionale.

Festimi i martesës së vëllait duket se ka qenë një moment i veçantë për Beben, e cila nuk ka hezituar t’i bashkohet valles dhe muzikës shqiptare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @beberexhafiles

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha Reels (@rexhar_reelz)

Të Ngjashme