Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë zbuluar mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në pikën kufitare në Han të Elezit.
Sipas njoftimit të Doganës, vlera e mallrave të zbuluara vlerësohet të jetë rreth 2 mijë e 400 euro, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore.
“Gjatë kontrollit janë gjetur mallra të padeklaruara, konkretisht:
• 16 copë dizne për vetura;
• 250 copë mbajtëse plastike”, njofton Dogana e Kosovës.
Mallrat janë ndaluar, ndërsa rasti po trajtohet në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi./teve1.info/
