ShowBizzz

Bebe Rexha prek majat në muzikë

“I’m Good (Blue)” nga David Guetta & Bebe Rexha ka arritur dy miliardë dëgjime në Spotify

Hiti global “I’m Good (Blue)” nga David Guetta dhe Bebe Rexha ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, duke tejkaluar shifrën e dy miliardë dëgjimeve në Spotify. Kjo këngë, e publikuar në vitin 2022, shpejt u bë një nga hitet më të mëdha të muzikës elektronike.

Ky sukses e forcon më tej dominimin e Guetta-s dhe Rexhës në skenën muzikore globale, duke dëshmuar fuqinë e tyre në industrinë e muzikës pop. Kënga ka qenë në krye të toplistave ndërkombëtare dhe është shpërblyer me disa çmime prestigjioze.

TS Poll - Loading poll ...

Me këtë arritje të re, “I’m Good (Blue)” hyn në një grup ekskluziv të këngëve më të dëgjuara të të gjitha kohërave në Spotify.



ks