Këngëtarja me prejardhje shqiptare e me famë botërore, Bebe Rexha, ka mbërritur në Prishtinë.
Ajo është pritur nga presidentja Vjosa Osmani në zyrën e saj.
“Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha! Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Presidentja tregoi se në datat 25-28 korrik, Prishtina do të jetë nikoqire e yjeve më të suksesshme botërore në “Sunny Hill Festival”, përfshirë edhe Bebe Rexhën, e cila vjen për herë të parë në Kosovë.
Festivali “Sunny Hill” organizohet nga këngëtarja tjetër shqiptare me famë botërore, super-ylli Dua Lipa.
ks